Policia ngre procedurë për 16 ballistë / Shpëtojnë funksionarët e BDl-së

Akuza për Ballistët, tifozët që kyshin hyrë në stadium vetëm pak minuta para përfundimit ndeshjes ku Shkëndija u shpall kampione. Por, pa asnjë “ferrë në këmbë” kanë shpëtuar funksionarët e BDl-së të cilët ishin prezentë në numër të madh, ndërsa edhe u fotografuan me lojtarët.

Policia e Tetovës sot ngriti akuza në Prokurori kundër 16 tifozëve të KF Shkëndijës. Procedura i referohet ngjarjeve të së dielës, 16 maj, të cilat u zhvilluan në stadiumin e qytetit gjatë ndeshjes së kampionatit me KF Shkupin.

“SPB-Tetovë identifikoi dhe thirri 16 tifozë nga klubi i futbollit Shkëndija për intervistë zyrtare, dhe në koordinim me Prokurorinë Publike-Tetovë do të paraqesë ankesë të përshtatshme kundër atyre që hynë në stadium më 16.05.2021 në Tetovë, derisa ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit ishte në proces, duke shkelur kështu rregullat për bгohoritje gjatë ndeshjes, si dhe masat e përshkruara për të parandaluar përhapjen e Covid-19”, njoftojnë SPB-Tetovë.

Be the first to comment on "Policia ngre procedurë për 16 ballistë / Shpëtojnë funksionarët e BDl-së"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*