Pishina luksoze në Londër

Një pishinë luksoze tërësisht transparente e ndërtuar mbi tokë është hapur së fundmi në Londër.

Ndodhet në katin e 10-të të dhe ofron pamje marramendëse nga Londra, parlamenti dhe kopshet e bukura të ambasadës. Konsiderohet si vendi më i veçantë për të notuar.E para e këtij lloji, pishina mund të vizitohet vetëm nga banorët e ndërtesave.

Pishina transparente është 25 metra e gjatë, 5 metra e gjerë dhe 3 metra e thellë, transmeton TVKlan.al.

Ajo mund të mbajë 375 ton ujë, dhe është ndërtuar duke përdorur teknologjinë më të avancuar. Për projektin e saj janë angazhuar një ekip arkitektësh, ekspertësh dhe inxhinierësh.

Pishina qiellore qëndron 24 orë e hapur.

Pavarësisht se është unike në llojin e saj, shumë prej komentuesve në rrjetet sociale e konsiderojnë notin në të si një eksperiencë tepër të frikshme duke theksuar faktin se nuk do ta provonin kurrë.

Pishina ishte planifikuar të hapej në verën e vitit 2020, por u shty për shkak të pandemisë COVID-19.

Be the first to comment on "Pishina luksoze në Londër"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*