Piktura që çmendi rrjetin / Aristja arsyeton: Në të kaluarën e kombit tonë, burrat putheshin në buzë

Nga Ermira Murati

– K is S – (Kiss) Puthja, përkufizohet si: prekja me buzë në shenjë të shprehjes së dashurisë, rrespektit apo përshëndetjes. Kush thotë se ajo është e rezervuar vetëm për gjininë e kundërt?!
As dashuria dhe ndjenjat nuk janë të rezervuara vetëm për gjininë e kundërt!

Dashuria për gjininë e njëjtë nuk është e re, si në botë, as në vendin tonë. Fakte të ndryshme e trajtimi i saj në këngë popullore nga rapsodët na tregojnë se kjo dashuri ka egzistuar edhe në të kaluarën e vendit tonë vetëm se, për dallim prej sot, ajo është shtypur nga të tjerët dhe është mbyllur në vetvete nga ta. Kjo shtypje nuk është inegzistente as sot. Ajo është e njëjta vetëm se tani quhet HOMOFOBI. Në një shoqëri moderne, as termi homofobi nuk duhet të egzistojë, lëre më fenomeni i tillë.

Kjo vepër, e realizuar në bashkëpunim me OJQ “Center for Equality an Liberty” (CEL), ka për qëllim paraqitjen e vlerave tona si shoqëri. Vetëm duke e njohur e pranuar të kaluarën tonë, mund të bëjmë përpara. Prandaj, homofobia si fenomen duhet të zhduket dhe të ndërtohet një shoqëri tolerante që njeh bindjet e të tjerëve pa stigmatizim e paragjykime, një shoqëri që nuk ushqen urrejtje ndaj të tjerëve.

Të shërbejë Muaji i Krenarisë si pikënisje e këtij ndryshimi shoqëror. Secili njeri ka të drejtë të jetojë si të dojë, prandaj ta kuptojmë këtë. Për një shoqëri më tolerante! Dimensionet e pikturës: 3mx1.60m, pëlhurë.





Be the first to comment on "Piktura që çmendi rrjetin / Aristja arsyeton: Në të kaluarën e kombit tonë, burrat putheshin në buzë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*