“Përputhja e parë ishim ne”, por cili ishte shkesi? – E zbulon Bora Zemani

Puntata e mbrëmshme ka qënë tepër e veçantë si përmbyllje e këtij edicioni të Për’puthen 40. Dhe për këtë arsye, drejtuesja e emisionit, Bora Zemani ka drejtuar një mesazh për ndjekësit. Bashkë me fotografitë me Arjan Konomin, Bora ka shfaqur emocionet për përmbylljen e emisionit dhe dashurisë që lindi aty mes Gilbertës dhe Ilirit, përcjell in7.

“Sa të emocionuar sot. Një puntatë speciale ashtu siç e meritonin ta përmbyllin Për’puthen Ilir Lara dhe Gilberta Simoni. Jam shumë e lumtur për ju. Ku ka kënaqësi më të madhe sesa kur protagonistët gjejnë dashurinë në program. Ama “përputhja” e parë në emision ishim ne Arjan Konomi. Shkesi si gjithmonë është Olsa Muhameti”, ka shkrua Bora Zemani./in7.tv



Be the first to comment on "“Përputhja e parë ishim ne”, por cili ishte shkesi? – E zbulon Bora Zemani"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*