Pas 15 viteve Luana largohet nga Top Channel, por ku do ta vazhdojë karierën e saj?

Luana ka vendosë ti jap fund bashkëpunimit me Top Chanel. Është padyshim prezantuesja më e ndjekur shqiptare, e cila tashmë është shndërruar në një brand me projektet e saj të njëpasnjëshme dhe jashtëzakonisht të suksesshme. Bëhet fjalë për Luana Vjollcën, e cila për publikun u bë e njohur si prezantuese ku vazhdon të mbajë primatin, e për të vazhduar me këngën dhe bizneset jashtë botës së ekranit.

Luana, e cila karrierën e nisi në Top Channel duket se nuk do ta vazhdojë aty. Sipas burimeve të afërta GazetaExpress mëson se prezantuesja i ka dhënë fund bashkëpunimit me televizionin e njohur. Arsyet që dërguan deri në prishjen e kontratës mes tyre nuk dihen ende por gjasat janë që shoun e saj që jemi mësuar ta shohim çdo shtator, ta ndjekim nën logon e ndonjë televizioni tjetër.




Be the first to comment on "Pas 15 viteve Luana largohet nga Top Channel, por ku do ta vazhdojë karierën e saj?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*