Palmer e Lajcak, mesazhi që dërguan së bashku nga Prishtina!

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer deklaroi në Prishtinë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë qëllimi kryesor i dialogut mes dy shteteve.

Gjatë një konference të përbashkët për media së bashku me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Palmer tha se Washingtoni vazhdon ta mbeshtese dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Sa i përket qëllimit përfundimtar, ne vazhdojmë të besojmë se është njohja e ndërsjellë ajo që do ta lë pas këtë çështje dhe do të hapë rrugën drejt Evropës. Nuk është në dorën e SHBA-së që të identifikojë se cilat do të duhej të ishin kompromiset e nevojshme, parametrat e negociatave. Kjo nuk është as punë e mikut tim Lajçak. Kjo u takon palëve. Ne jemi këtu për të mbështetur, inkurajuar dhe ndihmuar teksa procesi ecën përpara”.

“Këto takime ishin shumë të dobishme dhe na ndihmojnë ne që të përgatitemi për takimin në Bruksel. Ky vit ka potencialin të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor. Ka një rritje të interesimit për rajonin në mesin e udhëheqjes së bllokut dhe shteteve anëtare”.

Vizita e dy përfaqësuesve te larte përcjell në vetvete një mesazh të qartë: atë të bashkërendimit transatlantik lidhur me bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që është kusht për përparimin e të dyja vendeve drejt integrimit europian.

Kryeministri i Albin Kurti u shpreh se bashkëpunimi dhe koordinimi mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, “është i mirëpritur, sepse është i domosdoshëm”, komente këto të bëra gjatë takimit që pati me Lajcak e Palmer.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në procesin e dialogut me Serbinë, për Kosovën është thelbësore që të respektohet integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit.

“Ne presim që procesi të përfundojë me njohjen reciproke, duke i respektuar këto parime, dhe që marrëveshja të jetë plotësisht e zbatueshme”, u shpreh ajo. Partitë opozitare në Kosovë, më herët gjatë së hënës i kërkuan zoti Palmer, i cili po qëndron për një vizitë treditëshe në Prishtinë, përfshirje më të madhe amerikane në procesin e bisedimeve, duke vlerësuar se Shtetet e Bashkuara janë partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Be the first to comment on "Palmer e Lajcak, mesazhi që dërguan së bashku nga Prishtina!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*