OVL e UÇK kërkon rritjen e pensionit të veteranëve të luftës

Kryetari në detyrë i OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka kërkuar që në bazë të rritjes së pagës minimale të rritet edhe pensioni i veteranëve të luftës së UÇK-së.

Klinaku, përmes një postmi në Facebook, ka kërkuar nga partitë politike “t’i lënë populizmat e tyre dhe mos t’i bëjnë çdo herë temë veteranët, të cilëve me ligjin 04/L – 261, që është i vetmi në fuqi, iu rritet pensioni krahas pagës minimale”.

“Populizmi i partive politike të pozitës dhe opozitës ka bërë që të hutohet opinioni publik se me rritjen e pagës minimale në Kosovë, a rritet edhe pensioni i veteranit të luftës së UÇK-së, që me ligjin bazik, i cili është i vetmi në fuqi, është jo më i vogël se paga minimale”, ka shkruar Klinaku.

Postimi i plotë i Klinakut:

“Populizmi i partive politike të pozitës dhe opozitës ka bërë që të hutohet opinioni publik se me rritjen e pagës minimale në Kosovë, a rritet edhe pensioni i veteranit të luftës së UÇK-së, që me ligjin bazik, i cili është i vetmi në fuqi, është jo më i vogël se paga minimale

Për shkak të interesimit të madh të medieve, më duhet të sqaroj shkurt:

Në ligjin për ndryshimin e ligjit bazik thuhet:

3.1. Deri ne kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik.

E ai kategorizim as që ka filluar qe 4 vite, për shkak se qeveritë nuk kanë dashur që ta bëjnë këtë.

Është interesant se VV atëherë e ka kundërshtuar ligjin nr.05/L-141 e i cili nuk është në fuqi dhe sot flet në emër të tij. E ka kundërshtuar edhe AAK që tani po heshtë dhe gjatë qeverisjes nuk ka filluar kategorizimin. E kanë miratuar PDK dhe LDK por duhet ta sqarojnë opinionin se ato ndryshime nuk janë në fuqi dhe vlen ligji bazik.

Prandaj, partitë politike t’i lënë populizmat e tyre dhe mos t’i bëjnë çdo herë temë veteranët, të cilëve me ligjin 04/L – 261, që është i vetmi në fuqi, iu rritet pensioni krahas pagës minimale”, ka shkruar Klinaku. /Telegrafi/

Be the first to comment on "OVL e UÇK kërkon rritjen e pensionit të veteranëve të luftës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*