Osmani-Rau: Për Poloninë nuk ka dilemë se Maqedonia e Veriut meriton të fillojë negociatat me BE-në

Shkup, 25 maj 2021 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij të punës të Republikën e Polonisë u takua me nikoqirin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme, Zbignjev Rau. Vizita ndodh në prag të samitit të qershorit, në kontekst të angazhimit të përforcuar për fillim zyrtar të negociatave për aderim me BE-në, si qëllim strategjik i vendit dhe imperativ për gjithë rajonin.

Gjatë bisedës, siç kumtoi MPJ, në plan të parë ishin temat aktuale lidhur me proceset eurointegruese të Maqedonisë së Veriut dhe me këtë Osmani e shprehu mirënjohjen e qytetarëve tanë për mbështetjen dhe ndihmën që Polonia na jep në procesin e zgjerimit të BE-së. U theksua se mbetemi të përkushtuar në implementimin e vazhduar të agjendës reformuese, si dhe të aktiviteteve për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, me fokus të veçantë ndaj Bullgarisë, përmes zbatimit të planit aksionar për intensifikimin e bashkëpunimit sektorial dhe largimin e dallimeve ekzistuese.

“Vazhdojmë të punojmë edhe me një tempo më të përforcuar të agjendës reformuese, duke vënë theks të veçantë në realizimin e planit aksionar për bashkëpunim multi-sektorial dhe tejkalimin e dallimeve ekzistuese me miqtë tanë nga Bullgaria. Në këtë kontekst shpreh falënderim për mbështetjen tradicionale shumëvjeçare të Republikës së Polonisë si dhe për gjithë grupin V4, që në vazhdimësi i jep përkrahje të pakushtëzuar rrugës sonë eurointegruese. Më duhet të theksoj se integrimi evropian ka ndikim pozitiv në procesin e transformimit të shoqërisë sonë, dhe për më tepër paraqet edhe investim të përhershëm në paqe dhe stabilitet të Ballkanit Perëndimor, e me këtë edhe në të gjithë Evropën dhe është në interes për të gjitha vendet anëtare”, theksoi Osmani.

Ministri Rau e riafirmoi mbështetjen e fuqishme të vendit të tij për të filluar pa vonesa negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe deklaroi se ekziston konsensus i qartë rreth kësaj çështjeje edhe në nivel të grupit të Vishegradit, me të cilin Polonia kryeson deri më 30 qershor të këtij viti.

“Polonia fuqishëm qëndron në qëndrimin se procesi i anëtarësimit duhet të përshpejtohet në mënyrë radikale dhe ne duhet sa më shpejtë që është e mundur, ndërsa më së miri këtë vit t’i hapim kapitujt e parë me Maqedoninë e Veriut dhe pastaj në mënyrë ritmike t’i mbyllim. Ne jemi nën përshtypjen pozitive për procesin e reformave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët e adaptojnë sistemin politik dhe shoqëror të vendit drejtë standardeve të BE-së, si dhe për vëllimin e transportimit të legjislacionit me BE-në në sistemin e vendit, i cili është mbresëlënës”, theksoi Rau.

Ai theksoi se në diskutimin për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në këto suaza edhe Maqedonisë së Veriut, Polonia është në radhët e para të mbështetësve për inkuadrim të vendit.

“Jam i bindur se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm në interes për ato gjashtë vende, por është në interes dhe i nevojshëm për stabilitetin dhe kohezion e vendeve të të gjithë Evropës. Nëse perspektiva evropiane iu mbyllet këtyre vendeve ose vonohet në atë që anglisht e quajmë “soft spot”, aty do të hynë ndikimet e jashtme të cilat nuk do t’i promovojnë vlerat evropiane. Folëm edhe për shumë punë të cilat na lidhin nga e kaluara, por edhe për vizionin e përbashkët për të ardhmen. Nënvizova se Polonia është e bindur se në diskutimin i cili bëhet për të Ardhmen e Evropës, duhet të marrin pjesë edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si anëtare të ardhshme të BE-së të cilat duhet të kenë ndikim ndaj rrumbullakimit të së ardhmes së Unionit. Bisedimet e sotme ministrit Osmani ia konfirmuan se mendimi i tillë i yni arsyetohet”, shtoi Rau.

Siç informoi MPJ, në bisedimet ndërmjet dy ministrave theks i veçantë u vë në bisedimet për bashkëpunim në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me të cilin Polonia kryeson gjatë vitit 2022. Ky bashkëpunim, qëllimi i të cilit është promovimi i vlerave mbi të cilat bazohet Organizata- demokracia, paqja dhe stabiliteti përmes ndërtimit të besimit, dialogut dhe transparences, merr rëndësi në kontekstin e presidencës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Gjatë qëndrimit në Varshavë, shefi i diplomacisë, Osmani realizoi takime të ndara edhe me kryetarin e komisionit për çështje të jashtme dhe të BE-së në Senatin e Polonisë, Bogdan Klih me të cilin diskutoi kryesisht për agjendën e ardhshme evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Be the first to comment on "Osmani-Rau: Për Poloninë nuk ka dilemë se Maqedonia e Veriut meriton të fillojë negociatat me BE-në"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*