Opozita akuzon se janë falsifikaur dokumente në rastin për gjoja zhvatje të parave

Shkup, 26 maj 2021 (MIA) – Kryetari I VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski spt ndau informata dhe dokumente për gjoja dyshim për falsifikim të dokumenteve nga ana e Llaze Vellkovskit, ish-shef I policisë, dhe prokurores Vilma Ruskoska, si dhe për zhvatje të parave nga kompania “Rubitkon Bitola”, e cila ishte fituese e tenderit për mihje të thëngjillit në “REK Bitola”.

Paraqitjen në polici e parashtruan pronarët e kompanisë, prej të cilëve siç u cek drejtori I “REK Bitola” Vasko Kovaçevski ka dashur të zhvatë para, ndërsa në paraqitje përmendet edhe personi Vice N., për të cilin ekzistojnë dyshime se është vëllai I kryeministrit Zoran Zaev.

Dokumentet nga Byroja për siguri publike parashtruar në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit që u ndanë në takim Mickoski tha se janë marrë nga informues. Gjoja sipas informative të liderit të VMRO-DPMNE-së Mickoski, Vellkovski ka marrë dokumentin original nga Ruskovska, I ka kthyer document të falsifikuar në të cilin mungon pjesa ku përmendet personi Vice N.

Parashtresa nga BSP në PTHP ishte dërguar në shkurt të vitit 2020, gjatë qeverisë teknike dhe, sipas pohimeve të Mickovskit deri më sot nuk ka përgjigje se çka po ndodhë me lëndën.

Be the first to comment on "Opozita akuzon se janë falsifikaur dokumente në rastin për gjoja zhvatje të parave"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*