Oda ekonomike: Mungojnë kamarierë, recepcionistë, kuzhinierë dhe ndihmës

Kompanitë e hotelierisë dhe turizmit kanë mungesë të 50 për qind të stafit të kërkuar, kryesisht kamerierë, recepsionistë, kuzhinierë dhe ndihmës kuzhinierë, tregojnë rezultatet e një sondazhi të brendshëm të kryer nga Oda Ekonomike në restorante dhe hotele të mëdha të cilat janë anëtarë të saj, shumë prej të cilave nuk ishin dhe ende nuk janë në veprim. Statistikat zyrtare tregojnë se numri i punëtorëve në industrinë e hotelierisë është zvogëluar minimalisht, gjegjësisht rreth 400 persona, por sondazhi tregon se rënia e numrit të të punësuarve është nga 50 në 80 për qind në varësi nga objekti në objekt.

Në vitin 2020, sipas Odës, ky sektor përjetoi një kolaps të plotë dhe në muajt e parë të vitit ka ende ngecje. Hotelieria, siç thonë ata, deri në vitin 2019 ishte një nga tre industritë kryesore me rritjen më të shpejtë në botë me një rritje vjetore prej mbi 10 për qind dhe mesatarisht çdo i treti punonjës punonte në këtë sektor. Në vitin 2020, megjithatë, dy studime të kryera së bashku me odat e tjera treguan se kishte rënie të qarkullimit në hotelieri dhe turizëm deri në 80 për qind dhe ajo humbi pothuajse 20.000 vende pune.

“Pandemia me Kovid i ndryshoi nevojat e deritanishme në aktivitetin hotelierik për përbërjen e kuadrit punues që u nevojitet në procesin e punës. Sfida e krijimit të vendeve të reja të punës është zëvendësuar përfundimisht me sfidën se si të mbahen vendet ekzistuese dhe përfundimisht të plotësohen vendet e lira të punës me stafin adekuat”, tha Daniella Mihajllovska Vasilevska nga Oda ekonomike në konferencën e sotme për shtyp.

Theksoi se Oda, në kuadër të projektit Edukim për punësim, i cili mbështetet nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, ka përgatitur katër programe për trajnim dymujor për rikualifikim dhe trajnim shtesë për nevojat e stafit të hotelierisë për pastiçeri, kuzhinier, bukëpjekës dhe kamarier. Kryetarja e Shoqatës për hotelieri dhe turizëm pranë Odës ekonomike Ana Tanevska Gjorgjievska theksoi se për shkak të krizës disa nga të punësuarit në sektorin e ndryshuan profesionin e tyre dhe siç tha ajo, u bënë suvatues, instalues, taksistë, më saktësisht në sektorët e transportit dhe ndërtimit. Sipas saj, kjo vë në pikëpyetje pozicionin e vendit si një destinacion turistik në tregun botëror.

Be the first to comment on "Oda ekonomike: Mungojnë kamarierë, recepcionistë, kuzhinierë dhe ndihmës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*