“Nuk ia jap motrën katundarit sot e 100 vjet” – Sqarohet Albatrit Muçiqi

“Nuk ia jap motrën katundarit sot e 100 vjet” – Reagon Albatrit Muçiqi. Në portale së fundi ka qarkulluar një lajm, se kinse Albatrit Muçiqi ka thënë se nuk e jep motrën për katundarë. “Albatrit Muçiqi: Nuk ja jap motrën katundarit sot e 100 vjet” ishte titulli që bëri xhiro në rrjet dhe për këtë Albatriti ka vendosur të mos qëndrojë i heshtur, shkruan Kosovarja. Përmes një postimi në rrjete sociale këngëtari ka hedhur poshtë thashetheme të tilla dhe i ka quajtur lajme të rreme.

“Mos u ndikoni nga këto lajme te rreme, këto portale e bëjnë vetem per perfitime personale. Kjo eshte një RREN e radhes. Me respekt Albatriti” është shprehur ai.
Në anën tjetër kujtojmë se Albatriti ka qëndruar pasiv periudhën e fundit dhe nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, por tashmë sezona e verës filloi dhe shpresojmë se ka përgatitur diçka për fansat e tij.

Be the first to comment on "“Nuk ia jap motrën katundarit sot e 100 vjet” – Sqarohet Albatrit Muçiqi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*