“Nuk do ta mbështesja Përfaqësuesen e Maqedonisë edhe nëse do të kishte 11 lojtarë shqiptarë”

Nga Bardhyl Mahmuti

Edhe në raste se 11 lojtarët e përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë së Veriut të ishin të përkatësisë etnike shqiptare, unë nuk do ta mbështetja! Një mik imi më pyeti rreth qëndrimit tim për përfaqësuesen e futbollit të Maqedonisë së Veriut, në ekipin e të cilit luajnë edhe futbollistë shqiptarë. Ia bëra të qartë se një përfaqësuese e një shteti të ndërtuar mbi territoret tona etnike që nuk ka asnjë simbol shqiptar në himnin apo flamurin shtetëror, ndërkaq buгgjet i ka të mbyshurua plot e përplot shqiptarë, nuk më përfaqëson mua.

Madje edhe në raste se 11 lojtarët e përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë së Veriut të ishin të përkatësisë etnike shqiptare, unë nuk do ta mbështetja, sepse realisht jo vetëm që nuk përfaqëson shqiptarët, por është shembull i shtetit që zbaton diskriminimit të paparë.

Be the first to comment on "“Nuk do ta mbështesja Përfaqësuesen e Maqedonisë edhe nëse do të kishte 11 lojtarë shqiptarë”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*