Një mesazh i sinqertë për mërgimtarët, që po kthehen drejt vendlindjes

Arianit Xhaferi, aktivisti shumë i njohur nga Tetova, ka drejtuar një mesazh për të gjithë mërgimtarët që këto ditë po përgatiten të vijnë në venдlindje. Xhaferi ua bën me dije bashkëatdhetarëvë tanë që ta drejtojnë veturën me kujdes, t’i ruhen shpejtësisë sepse , sipas tij, rrugët tek ne (Tetovë) ende janë me gropa, pa ndriçim publik dhe me semaforë jofunksionalë, përcjell in7.

“Derisa ju presim të riktheheni për pushime në vendin tuaj, në shtëpitë tuaja, mos harroni se shpejtësia vгet prandaj drejtoni veturat me kujdes. Rrugët në Tetovë janë përplotë gropa dhe shpesh pa ndriçim gjatë natës prandaj mos vozisni shpejtë në asnjë moment. Tetova vazhdon të mos ketë parkingje, vetura të parkuara në rrugë, por dhe semaforët vende vende janë jashtë funksionit dhe kjo duhet të shtojë kujdesin tuaj. Bëjeni pushimin për ta mbajtur mend vetëm për të mirë. Qëndrim të këndshëm”, ka shkruar Arianit Xhaferi./in7.tv/

Be the first to comment on "Një mesazh i sinqertë për mërgimtarët, që po kthehen drejt vendlindjes"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*