Një gjarpër gjigand u hipi mbi makinë, tmeггohet çifti i bllokuar brenda (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para ca kohësh nê Queensland të Australisë. Një gjarpër gjigand apo siç i quajnë ndryshe PITON të cilët rriten disa metra, doli papritur mbi makinën e një çifti teksa ata ishin duke udhëtuar. Gjarpri tentonte të hyjë brenda makinës në lëvizje, ndërsa burri dhe gruaja brenda makinës, nuk dinin se çka të veprojnë. Disa herë tentuan ta largojnë përmes pastrueseve të xhamave, por pa suksese. E gjithë ngjarja është xhiruar nga australiani, i cili për hir të së vërtetës e kishte marrë me sportivitet këtë ngjarje, përcjell in7.

E në fakt, pitonët e mëdhenj në Australi janë diçka normale. Shpesh ndodh që të tillë të hyjnë edhe brenda shtëpive, por banorët vendas janë mësuar me këtë gjë dhe kanë mësuar edhe se si të pêrballen nëse para iu del një piton gjigand. Kjo shihet edhe nga më yra se si një punëtor i shërbimit rrugor me lehtësi e largon pitonin nga makina ku kishin ngecur çifti bashkëshortor. Shikojëni videon e plotë të sjellë nga Daily Mail.

Be the first to comment on "Një gjarpër gjigand u hipi mbi makinë, tmeггohet çifti i bllokuar brenda (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*