Nga Spanja raportojnë se Hazard u ka konfirmuar bashkëlojtarëve se dëshiron të rikthehet te Chelsea

Eden Hazard po e kërkon rikthimin te Chelsea dhe tashmë dëshira e tij nuk mund të fshihet.

Aventura e tij te Real Madridi ka shkuar si mos më keq, duke qëndruar më shumë i lënduar se sa që ka luajtur.

Kështu, 30-vjeçari dëshiron t’u jap fund vuajtjeve të tij dhe të rikthehet në vendin ku për shtatë vite të gjithë i kishin sytë tek talenti dhe këmbët e tij.

Sipas asaj që raporton AS, Hazard u ka bërë me dije bashkëlojtarëve të tij te Real Madridi se në këtë verë do të rikthehet te Chelsea.

Edhe pse blutë janë të stërmbushur me anësorë, belgu beson se mund të rikthehet në formacionin startues, siç ishte vite më parë.

Me Zinedine Zidanen e larguar, është hapur rruga për largim edhe për Hazardin, andaj Chelsea mund ta transferojë atë për një shumë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Be the first to comment on "Nga Spanja raportojnë se Hazard u ka konfirmuar bashkëlojtarëve se dëshiron të rikthehet te Chelsea"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*