“Në shenjë mirënjohjeje” – Prej sot, asnjë sërb nuk do të paguajë taksë rrugore në Maqedoni

Në shenjë mirënjohjeje ndaj Serbisë për dhënien e vaksinave kundër Covid-19 Maqedonisë së Veriut, si dhe për vaksinimin falas të shtetasve të RMV-së, udhëtarët nga Serbia të cilët do të hyjnë në Maqedoninë e Veriut me veturë, prej sot në vendkalimin kufitar Tabanoc do të marrin kartë falas me 760 denarë, për pagimin e tarifës në të dy drejtimet në autostradën “Miqësia”, nga Kumanova në kufirin grek Bogorodicë, përcjell Nistori.

“Nga 15 qershori, fillon shpërndarja e (M-Smart Card) për turistët serbë në pikën kufitare Tabanoc dhe të cilët transzitojnë përmes Korridorit 10, në pikë pagesat me sistem të pagesave elektronike. Kartelat shpërndahen nga Ministria e Punëve të Brendshme”, raporton kanali serb N1, sipas informacioneve nga qeveria e Maqedonisë. Sipas vendimit të Qeverisë, për udhëtarët nga Serbia janë destinuar 200.000 karta ‘të mbushura’ elektronike M-smart për pagesën e taksave rrugore në sezonin e ardhshëm, nga 15 qershori deri më 15 gusht. Për ta, nga buxheti i vendit do të shpenzohen 172 milion denarë ose rreth 2.8 milion euro. /Nistori/

Be the first to comment on "“Në shenjë mirënjohjeje” – Prej sot, asnjë sërb nuk do të paguajë taksë rrugore në Maqedoni"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*