Në kulmin e tensioneve me Britaninë, Rusia fillon stërvitje të madhe ushtarake në Mesdhe

Rusia filloi stërvitje të mëdha ushtarake në Mesdhe në mes të tensioneve me Britaninë e Madhe

Armata ruse sot filloi stërvitje të mëdha ushtarake në detin Mesdhe, në të cilat marrin pjesë aeroplanë luftarak të pajisura me гaketa hipersonike, me të cilën dëshiron të demonstrojë fuqi gjatë tęnsioneve të rritura pas inc¡dentit me shkatëггuesin britanik në Detin e Zi. Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se në stërvitjet ushtarake në lindje të Mesdheut marrin pjesë disa anije ushtarake, dy nëndetëse dhe b0mbardues supersonik me rreze veprimi të gjatë “Tu-22MZ”, së bashku me aeroplanët tjerë luftarak.

Moska kumtoi se njëra nga anijet e saj luftarake para dy ditëve gjuajti të shtëna paralajmëruese dhe se aeroplani i tyre luftarak “Suhoj 24” ka gjuajtur bomba paralajmëruese në drejtim të shkatëггuesit britanik “Defender” me qëllim që ta dëbojë nga rajoni në afërsi të Krimesë, për të cilën Rusia pohon se janë ujëra të saj territorial.

Ministria britanike e Mbrojtjes deklaroi se shkatërruesi i tyre ka lundruar nëpër ujërat territorial të Ukrainës, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, dhe se askush nuk ka gjuajtur mbi anijen e tyre. Paraprakisht këtë javë gjuetarët britanik “F-35” kanë kryer fluturime luftarake kundër grupit Shteti Is1amik në Siri. Rusia ushtarakisht është e pranishme në Siri nga shtatori i vitit 2015, si ndihmë e qeverisë së presidentit sirian Bashar al Asaj për kthim të kontrollit mbi pjesën më të madhe të vendit pas luftës qytetare 10-të vjeçare.

Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se disa aeroplanë luftarak “MiG-31” në raketa hipersonike “Kinzhal” kanë mbërritur në bazën ajrore ruse Hmemim, në afërsi të Latakisë, që është baza kryesore ruse në Siri për sulmet ajrore mbi forcat kryengritëse në vend. Armata ruse potencon se raketa “Kinzhal” fluturon dhjetë herë më shpejtë se tingulli dhe ka rreze veprimi deri në 2.000 kilometra.

Be the first to comment on "Në kulmin e tensioneve me Britaninë, Rusia fillon stërvitje të madhe ushtarake në Mesdhe"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*