Në 20 qytete të Maqedonisë protestohet kundër digjitalizimit të librave

Në 20 qytete të vendit protestohet kundër ndryshimeve në arsim e organizuar nga Lëvizja qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

Siç thonë organizatorët, do të përdoren të gjitha mjetet juridike për të ndërprerë miratimin e propozim ligjit për tekstet shkollore, që mes tjerash parasheh digjitalizimin e librave.

Nga nisma thonë se digjitalizimi mund të jetë vegël shtesë në arsim por assesi i patjetërsueshëm. Mes tjerash, nga iniciativa kërkojnë që librat klasik të mbeten në përdorim, për të gjitha klasat e arsimit fillor dhe të mesëm. Të mos bashkohen dy ose më shumë lëndë në një si dhe të krijohen kushte të duhura për fëmijët handikap dhe me pengesa.

Be the first to comment on "Në 20 qytete të Maqedonisë protestohet kundër digjitalizimit të librave"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*