Ndryshim i madh në futboll / UEFA zyrtarizoi, hiqet rregulli që vlente nga viti 1965

UEFA ka shfuqizuar rregullin për gol në fushë mysafire. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së vendosi sot të shfuqizojë rregullin për gol ​​në fushë mysafire në garat evropiane, duke filluar nga sezoni i ardhshëm 2021/22. Vendimi, siç u kumtua këtë pasdite, do të zbatohet në të gjitha garat e organizuara nga UEFA në garën për meshkuj, femra dhe rininë, duke filluar nga xhiro e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve dhe Ligës së Konferencës.

“Nëse dy skuadra kanë shënuar numër identik të golave ​​pas ndeshjes së dytë, fituesi do të vendoset në dy zgjatje prej 15 minutash secila, dhe nëse rezultati mbetet barazim, fituesi do të vendoset përmes penalltive”, kumtoi UEFA. Rregulli që një gol i shënuar në fushë mysafire vlen më shumë sesa një gol i shënuar në fushë vendore ka qenë në fuqi në garat evropiane kombëtare dhe klubeve që nga viti 1965.

Be the first to comment on "Ndryshim i madh në futboll / UEFA zyrtarizoi, hiqet rregulli që vlente nga viti 1965"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*