Ndëshkoni me votë Ramiz Merkon dhe Armend Kadrioskin, kontrabandistët e diplomave

Ca fjalë pak para heshtjes zgjedhore. Desha tu drejtohem shokëve të mi, anëtarë të BDI-së në Strugë por jo vetëm. Sinqerisht besoj se vota është një e drejtë personale që mund të ndryshoj shumçka në politik, mund të ndryshoj pozitivisht por edhe negativisht. Unë besoj se edhe Struga si gjithë qytetet e banuara me shqiptarë vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm, vuajnë nga papastërtia dhe mungesa e zgjidhjes së problemit të plehrave, vuajnë nga kaosi urbanistik e rrugorë, vuajnë nga nga një administratë e paaftë e shumë e shumë probleme tjera por ju Struganët e veçanërisht ju shokët e mi të BDI-së keni përgjegjësi morale që të kontriboni që më në fund të hiqet nga skena politike një njeri i cili jo vetëm që familjarisht ka qenë në shërbim të UDB-së, jo vetëm që ka kontribuar në moszgjidhjen e problemeve që ceka më lartë por ai ka dëmtuar në përmasa kombëtare arsimin. Ju e dini më mirë se unë se sa diploma janë shitur nga UN i Strugës, pronë e Ramiz Merkos ju e dini më mirë se unë se çfar dëmi i është bërë arsimit nga ky matrapaz dhe kriminel, një popull i mirêarsimuar nuk mund të robërohet, nuk mund të poshtërohet nuk mund të asimilohet, nê të kundërtën një rini e pa arsimuar mirë ngelet gjithmonë shërbetore e të tjerëve, nuk ju kuptoj si mundet ta mbështesni një kriminel si ai, si ju shkon dora ta rrethoni emrin e tijë. Populli që zgjedh kryetarë të korruptuar, kontrabandist diplomash e titujsh( grada shkencore) të pamoralshëm e shumë e shumë veti tjera negative nuk është viktimë por bashkëpunëtor dhe bashkëveprues me atë.
Të keni parasyshë thënjen e Platonit:”Ky qytet është ai që është sepse qytetarët janē ato që janë”. Po mirë do thoni ju ça ti bëjmë partisë që e kandidon?. Ndëshkojeni me votë këtë rradhë, ndëshkoni të dy kryetarët Ramiz Merkon e Armend Kadrioskin, a nuk paska BDI-ja kuadro tjerë përveç këtyre a?

Këtë rradhë votojeni Idri Istrefin një intelektual i urtë e i përgatitur, një pinjoll i një familje atdhetare, i dëshmuar familjarisht ndaj ç’ështjes kombëtare dhe mbi të gjitha i pastër moralisht para kombit e ligjit.

Ka ardhur momenti qe ju Strugan te nderuar, me anë të votës suaj t’i largoni nga skena politike të gjith ata që nuk shërbejnë për atë që janë zgjedhur. Është momenti të ndikoni me votë pozitivisht për Strugën tuaj që aqë shumë e doni.

Xhevat Xhemaili anëtar i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Be the first to comment on "Ndëshkoni me votë Ramiz Merkon dhe Armend Kadrioskin, kontrabandistët e diplomave"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*