Ndërpritet kampionati në futsall, KMF Proekt kampion i ri, Shkupi paralajmëroi ankesë në UEFA

Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut, në tre xhiro para fundit të pjesës së rregullt të sezonit në Ligën e parë në futsall, e ka ndërprerë kampionatin dhe për kampion e shpalli ekipin e parë të rradhitur në këtë moment, KMF Proekt, duke shkaktuar reagim të ashpër nga ekipi i dytë i rradhitur Shkupi, i cili vendimin e vlerësoi si skandaloz dhe paralajmëroi ankesë në UEFA.

Duke e kontestuar titullin e parë të kampionit në historinë e klubit nga Josifova si jolegjitim, pasdite përmes rrjeteve sociale kumtoi se kampionati është ndërprerë para ndeshjes mes dy ekipeve që duhej të luhej në Shkup.

“Me vendim të Qeverisë, si dhe Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, e cila nuk i ka ndërmarrë pagesat e PCR testeve për ekipet nga Liga e parë në futsall, zyrtarisht është ndërprerë sezoni 2021/2021. Me këtë vendim, në këtë moment ekipi i parë në tabelë KMF Proekt Ciko, pa arsye është shpallur kampion, duke marrë parasysh se deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe tre xhiro, ndërsa krahas kësaj në xhiron e fundit ky ekip duhej të luaj për titull me kampionin aktual Shkupi në Çair”, thuhet në reagimin e Shkupit.

Be the first to comment on "Ndërpritet kampionati në futsall, KMF Proekt kampion i ri, Shkupi paralajmëroi ankesë në UEFA"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*