Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare aktori shqiptar nga Shkupi

Ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare aktori shqiptar Hajrullah Ramizi.Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Teatri shqiptar në Shkup, ku ai ishte i angazhuar.“Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi”, thuhet në njoftimin e Teatrit.

Ndërkohë, mediat kanë zbuluar se shkak i vdekjes ka qenë sulmi në tru.Gjatë përvojës së tij mbi 10 vjeçare në Teatrin Shqiptar, Hajrullahu u bë pjesë e shfaqjeve: Brekët, Vojceku, Kaligula, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra etj.Përpos teatrit, aktori ka qenë shpesh i angazhuar edhe me produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj.

Be the first to comment on "Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare aktori shqiptar nga Shkupi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*