Na i bënë kokat lëmsh / A po ribashkohen Ledjana dhe Mevlani?

Ledjana e Mevlani thumbojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba dolën çift nga “Për’puthen”, por lidhja e tyre apo njohja jashtë programit nuk zgjati shumë.

Por edhe pse rrugët e tyre tashmë janë të ndara, ata të dy nuk rrinë dot pa ngacmuar njëri-tjetrin me postimet që bëjnë në rrjetet sociale. Ata kanë shkëputur çdo kontakt me njëri-tjetrin e madje as nuk ndiqen në rrjetet sociale.

Në postimin e fundit, Lediana i dërgon mesazh Mevlanit duke shkruar: “Me mire mu zene me ty, sesa me u puth me dikond tjeter”.

“Më mirë me u zënë me ty…”/ Ledjana e Mevlani
Nuk dihet nëse pas këtij postimi fshihet një tjetër e vërtetë, por Mevlani i dërgoi mesazh përmes një kënge. Ai postoi video nga makina ku po dëgjonte këngën e Dafina Zeqirit “A je pendu”.

E fansat dyshojnë se këngën ia dedikonte pikërisht ish-konkurrentes së “Për’puthen”, me të cilën ka patur disa takime mjaft romantike.

Be the first to comment on "Na i bënë kokat lëmsh / A po ribashkohen Ledjana dhe Mevlani?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*