Muzika shqiptare në zi, ndërron jetë këngëtari 33 vjeçar

Ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare këngëtari dhe autori i shumë këngëve, Ylber Aliu. Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije figura të njohura të skenës shqiptare përmes postimeve në rrjetet sociale. Mësohet se këngëtari prej disa kohësh vuante nga një sëmundje, por nuk arritur t’ja dal dot mbanë kësaj beteje të vështirë. Disa nga personat që kanë shprehur ngushëllimet për familjen e 33-vjeçarit janë artistët e njohur Gold Ag dhe Adem Ramadani.

“Allahu të mëshiroftë o vlla Ylber, do t’na mungosh gjithmonë deri sa një ditë të takohemi në Xhenet me lejen e Krijuesit Mëshirplotë”, ka shkruar Gold Ag.
“Të Allahut jemi dhe tek Ai të gjithë do të kthehemi Si fëmi shumë jemi dashtë. E sa herë kemi qenë bashkë, në shumë simpoziume, koncerte, emisione dhe pothuajse shumë të rralla janë projektet e mia ku ti nuk ke marr pjesë. Ti ke qenë një talent i rrallë, artist i madh dhe besimtar i vërtetë.

E duke qajt dert për sëmundjen tënde e kujtoj fjalën ku shpesh ma thoje – “ Allahu më ka dhënë shumë sabër “ Do t’më mungosh shumë Ylber. Lus Allahun e Madh që bashkë të jemi në Xhenetet e Tij të larta, atje ku më nuk ka sëmundje, nuk ka lot, as dhimbje e as vdekje. Ngushllimet më të përzemërta Familjes Aliu, ngushllime gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Adem Ramadani./abcnews.al

Be the first to comment on "Muzika shqiptare në zi, ndërron jetë këngëtari 33 vjeçar"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*