Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira dhe më freskët me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë në drejtim veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 10 deri 16 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale nga 21 deri 28 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i njëjtë, me vranësira dhe me reshje të shiut sidomos paradite, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 23 gradë celsius.

Të shtunën dhe të dielën moti do të jetë stabil, ndërsa reshje të shiut priten në dy ditët e para të javës së ardhshme.

Be the first to comment on "Moti sot në Maqedoninë e Veriut"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*