Modeli brazilian martohet me nëntë gra, thotë se po feston “dashurinë e lirë”

Modeli brazilian, Arthur O Urso, vendosi të martohej me nëntë gra në një martesë kolektive për të festuar “dashurinë e lirë”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dasma u zhvillua në një kishë katolike në qytetin e Sao Paulos.

Arthur ishte më herët i martuar vetëm me Luana Kazaki, derisa dyshja tashmë kanë kaluar së bashku muajin e mjaltit.

Megjithatë, ata vendosën të zyrtarizojnë martesën me nëntë gra të tjera për të festuar ‘dashurinë e lirë’ dhe për të protestuar kundër monogamisë.

Në martesën e tyre të parë, Arthur dhe Luana fituan famë duke publikuar foto të muajit të tyre të mjaltit në një qytet liberal francez, në Cap D’Agde.

Be the first to comment on "Modeli brazilian martohet me nëntë gra, thotë se po feston “dashurinë e lirë”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*