MIrë se vini në vendin ku zbulimi më i madh është zbulimi i gjoksit

Hasim Memishi – SOPI, aktori i njohur nga Tetova po vazhdon me batutat dhe shkrimet e tij me një stil të veçantë, kryesisht për të ironizuar me aktualitetin dhe fenomenet negative të shoqërisë sonë. Krahasimi i argumenteve dhe vënia përballë njëra tjetrës të dukurive paradoksale që ndodhin në shoqërinë tonë, e bëjnë Sopin të veçantë në këtë fushë, përcjell in7. Shijojeni edhe këtë perlë të Hasim Memishit.

Mirë se vini në vendin ku syzat i kemi origjinal kurse shikimet fallso, në vendin ku populli asnjëhere s’ka qenë në Suedi, por vuan nga sindroma e Stockholmit, në vendin ku kamarierët punojnë si Rus, por paguhen si Afrikan, mirë se vini në vendin ku njerëzit më shumë stresohen kur ju harxhohet bateria e telefonit se kur ju harxhohet buka, në vendin ku zbulimi më i madh është zbulimi i gjoksit…. Mirë se vini në vendin ku zjarrin e fikim me kova, kurse nuset i marrim me helikopter!

Be the first to comment on "MIrë se vini në vendin ku zbulimi më i madh është zbulimi i gjoksit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*