Mickoski aktualizon shumicën e re, kush do ta bгaktisë Zaevin!?

Kryetari i VMRO-DPMNE-së ka aktualizuar përsëri temën e shumicës së re parlamentare. Ai ka njoftuar sot se ka biseidme me partnerë të koalicionit të udhëhequr nga LSDM, por pa dhënë detaje shtesë deri sa të përfundojnë bisedimet.

“Për momentin nuk dua të zbuloj detaje lidhur me bisedimet sigurimin e shumicës së re parlamentare, por momentin që do t’i sigurojmë 61 vota do të informojmë opinionin. Për pjesën nëse është përfshirë pjesë e koalicionit të LSDM-së në ato bisedime për shumicë të re, po janë përfshirë”, tha Mickoski.

Kësaj radhe paralajmërimet e kreut të opozitës maqedonase janë parë si më serioze, pasi disa nga partnerët e Zaevit tanimë veprojnë si të pavarur në Kuvend.

Be the first to comment on "Mickoski aktualizon shumicën e re, kush do ta bгaktisë Zaevin!?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*