Mesi do të nënshkruajë marrëveshje me Barcelonën deri në vitin 2023 me pagë më të vogël

Lionel Mesi do të mbetet në “Kamp nou”. Sipas “El Konfidencijal”, argjentinasi tashmë është dakorduar me kryetarin e Barcës, Zhoan Laporta të nënshkruajë marrëveshje deri në vitin 2023.

Gjatë ditëve të fundit, Laporta dhe Horhe Mesi, babai i agjentit të sulmuesit, biseduan dhe arritën marrëveshje. Të dy palët dëshirojnë të lidhin marrëveshje të re sa më shpejtë që është e mundur.

Gjoja ende nuk dihet se sa do të marrë Mesi në Barcelonë sipas marrëveshjes së re. Madhësia e pagës do të varet nga rezultatet. Megjithatë, tashmë është e qartë se argjentinasi do të shkojë për pagë më të ulët.

Sezonin e kaluar, su1muesi 33 vjeçar edhe njëherë u bë golshënuesi më i mirë në La Liga, duke shënuar 30 gola në 35 ndeshje të turneut.

Be the first to comment on "Mesi do të nënshkruajë marrëveshje me Barcelonën deri në vitin 2023 me pagë më të vogël"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*