Më në fund publikohet VIDEO / Ja si duket shtëpia e Big Brother VIp

Para disa dite u njoftua se janë hapur audicionet për spektalin e famshëm, që pritej prej disa vitesh, “Big Brother Albania”. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të ketë konkurrent njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme. Pishinë, gjelbërim dhe izo1im! Pamjet e shtëpisë së “Big Brother VIP”, dhoma e rrëfimeve jashtë vilës, e gjitha me xham…

Media kosovare ‘Express Rozë’ ka siguruar pamje të shtëpisë së re e cila është ende duke u ndërtuar, këtë vit formati do të jetë “VIP”, teksa ende nuk është qartësuar se kush do të drejtojë spektaklin e famshëm, pasi në media rozë vazhdimisht janë përfolur emrat e Luana Vjollcës dhe Arbana Osmanit.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës, e cila tani është në përfundim të emisionit tjetër, “Dua të bëj të lumtur”. E pyetur nga ndjekësit se a do të drejtojë emisionin, ajo është drejtuar se do të tregojë kur të vijë momenti.

Në fotografitë e siguruara shihet pjesa e jashtme e shtëpise e cila është në përfundim e sipërm, teksa pishina dhe dhoma e rrëfimeve apo takimeve është përfunduar.

“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhej në njoftimin e “Top Channel”.





Be the first to comment on "Më në fund publikohet VIDEO / Ja si duket shtëpia e Big Brother VIp"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*