Më në fund publikohet kënga e Xhensilës dhe Lumi B / Rekord klikimesh në pak orë (VIDEO)

Verës i shtohet një tjetër hit, ai i “Prit pak” nga Xhensila Myrtezaj dhe Lumi B. Ashtu siç kishin lajmëruar edhe në rrjete sociale, dyshja e artistëve publikuan sot bashkëpunimin e tyre që padyshim është një tjetër hit veror. Që në sekondat e para të këngës ju premtojmë se do të kërceni me Xhensilën. Ngjyra, ritëm dhe një skenë paksa e ngjashme me “Ëild Thoughts” të Rihanna-s janë ato që mbizotërojnë në videoklip.

Pas publikimit të projektit që u prit mjaft mirë nga fansat, përmes një postimi në Instagram Xhensila ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin me Lumi B, duke zbuluar se nuk do të jetë i fundit me të. “Epo boll pritëm. Bashkëpunimi i parë por jo i fundit. Faleminderit që hape një dritare të re me këtë këngë”, shkruan ndër të tjera 28 vjeçarja. NË vetëm pak or[ që nga pubikimi i këngës në youtube, qindra mijëra klikime janë arritur. Rreth 300 mijë klikime në më pak se gjymë dite.

Be the first to comment on "Më në fund publikohet kënga e Xhensilës dhe Lumi B / Rekord klikimesh në pak orë (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*