Me këngën e vjedhur prej Yllka Kuqit, këngëtarja sërbe e kall dasmën, mbulohet me euro (VIDEO)

Kënga “Hajde luj qyqek”, versioni i kënduar nga Yllka Kuqi dhe Ylli Dema po bëhet hit edhe në Sërbi, por në versionin sêrb, të vjedhur nga këngëtarja sërbe Tea Tairovic. Në rrjet shpërndahen me të madhe video nga koncerte dhe mbrëmje të ndryshme në Sërbi, ku këngëtarja sêrbe bën atmosferë me ritmet e kësaj kënge shumë të njohur shqiptare, përcjell in7.

“Hajde Luj Qyqek” është një ndër këngët popullore më të njohura që ka bërë për vete publikun. Dëgjohet pothuajse kudo, dhe duket se fama e kësaj kënge ka arritur deri në Serbi. Këngëtarja Tea Tairovic ka publikuar një projekt pak ditë më parë, por ajo që vihet re është ngjashmëria e madhe që ka me “Hajde Luj Qyqek”. Pasi mediat shkruan për të, këngëtarja serbe u detyrua që 4 ditë pas publikimit të këngës të tregonte se ka risjellë këngën shqiptare në versionin serb.

Në një video të shpërndarë sot në rrjetin social Facebook, shihet se si në një aheng në një lokal sërb, Tea Tairovic e kall atmosferën nën ritmin e këngës së Yllka Kuqit dhe Ylli Demajt. Teksa këndon e vallëzon para mysafirëve, këta të fundit fillojnë t’ia mbushin duart me monedha “200 euroshe”./in7.tv/

Be the first to comment on "Me këngën e vjedhur prej Yllka Kuqit, këngëtarja sërbe e kall dasmën, mbulohet me euro (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*