Mbyllet një objekt hotelerie në rajonin e Shkupit për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga Kovid-19

Shkup, 27 maj 2021 (MIA) – Nëpunësit e policisë të Stacionit Policor Gazi Babë në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, pas denoncimit paraprak, dje në orën 21.50, kanë kryer kontroll në një objekt hotelerie në fshatin Jurumleri, në rajonin e Shkupit, në pronësi të A.SH. (39) nga fshati Jurumleri, pas çfarë objekti është mbyllur nga persona të autorizuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, ndërsa personat janë privuar nga liria dhe janë dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja theksuan se gjatë kontrollit është konstatuar se brenda në objekt ka pasur 15 mysafirë, muzikant dhe një këngëtare (muzikë drejtpërdrejt), me çfarë është vepruar në kundërshtim me rregullat për parandalim të përhapjes së virusit korona.

Be the first to comment on "Mbyllet një objekt hotelerie në rajonin e Shkupit për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga Kovid-19"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*