Marramendëse / 8 miliardë euro humbje për gjigandët e futbollit europian

Klubet udhëheqëse evropiane të futbollit do të humbin mbi tetë miliard euro për shkak të pandemisë, citohet në raportin më të ri të Asocionit evropian të futbollit (UEFA).

Sipas raportit, katër miliard euro nga minusi përkasin në biletat e pashitura për shkak të stadiumeve të mbyllura, 2,7 miliard euro nga marrëveshjet e sponzorizimit, ndërsa 1,4 miliard euro në bazë të të ardhurave të parealizuara nga të drejtat televizive.

Humbjet e mëdha financiare, siç publikoi UEFA, janë reflektuar edhe në afatin kalimtar dimëror, me ç’rast konsumi i transfer tregut të lojtarëve në janar ka rënë për 56 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Afati kalimtar veror ka shënuar rënie prej 39 për qind në krahasim me vitin paraprak.

Be the first to comment on "Marramendëse / 8 miliardë euro humbje për gjigandët e futbollit europian"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*