Maqedonia në kгizë për targa makinash, nuk dihet sa do zgjasë mungesa

Ka disa javë që në Maqedoninë e Veriut ka mungesë të targave të automjeteve. Kjo për shkak se kompanisë që ka qënë e kontraktuar për prodhimin e tyre, i është marrë e drejta për prodhim. Zgjidhja e situatës nuk dihet se sa do të zgjasë, por siç thonë nga MPB për in7, procedura e tenderimit duhet të kryhet prej fillimi deri në gjetjen e një kompanie adekuate që i plotëson kushtet e furnizimit publik.

Qytetarë të shumtë janë ankuar se nuk kanë mundësi t’i regjistrojnë makinat e tyre, sidomos ato të importuara nga jashtë shtetit. Nga MPB thonë se kohë pas kohe kanë sjellur sasi më të vogla të targave, për rastet më urgjente. Më në kгizë thuhet se është rajoni i Pollogut, ku kërkesa është më e madhe. Se deri ku është procedura për zgjidhjen e këtij problemi, kemi dërguar pyetje zyrtare në Ministrinë për Punë të Brendshme, ndërsa përgjigjen do ta publikojmë sapo të arrijë në adresën tonë./in7.tv/

Be the first to comment on "Maqedonia në kгizë për targa makinash, nuk dihet sa do zgjasë mungesa"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*