Maqedonia merr më qafë Shqipërinë / Refuzohet pëlqimi, ngec procesi i fillimit të negociatave me BE-në

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën pëlqimin, BE-ja shpreson në negociata sa më shpejtë

Edhe krahas toneve inkurajuese dhe tentimeve të bindet Bullgaria ta heq veton joparimore për Maqedoninë e Veriut, Shkupi dhe Tirana përsëri mbeten para dyerve të BE-së dhe pa mundësinë të fillojnë negociatat për të cilat i kanë plotësuar të gjitha kushtet, njofton korrespondentja e MIA-s në Bruksel. Siç njoftoi MIA, mëngjesin e sotëm, diskutimi për zgjerimin dhe posaçërisht për Maqedoninë e Veriut ka qenë e stuhishme në Këshillin e sotëm për punë të përgjithshme të BE-së. Gjermania, Sllovakia dhe vende tjera kanë insistuar Bullgaria të heq veton për Maqedoninë e Veriut e cila qëndron në konfliktin bilateral dhe për të cilën BE konsideron se nuk e ka vendin në BE. Por, Bullgaria ka të drejtë ligjore të bllokojë. Përfaqësuesi bullgar i ka akuzuar kolegët e tyre se nuk e kuptojnë “thellësinë” e problemit mes Shkupit dhe Sofjes dhe nuk ka treguar fleksibilitet, duke u thirrur në zgjedhjet e ardhshme në Bullgari në korrik. Edhe pse as qeveria politike nuk është garanci se vetoja do të tërhiqet. As edhe propozimi portugez nuk ka ndryshuar mendjen e Sofjes. Sekretarja shtetërore portugeze, Ana Paula Zakariash e cila ka kryesuar me takimin e sotëm ministror e ka inkurajuar Slloveninë të vazhdojë të kërkojë zgjidhje për negociatat me Maqedoninë e Veriut në bazë të këtij propozimi.

“Presidenca portugeze ka dhënë maksimumin që të gjendet kompromis, zgjidhje, deshëm sot të kemi jo dy por katër konferenca ndërqeveritare”, ka thënë Zakariash duke aluduar në dy konferenca ndërqeveritare që mbahen sonte në Luksemburg me Serbinë dhe Malin e Zi.

Ajo ka shtuar se ky është një “moment i rëndë politik” që e përjetojnë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

“Ende nuk është momenti, duhet të gjejmë zgjidhje ku besojnë të gjithë aktorët, e inkurajojmë Slloveninë të vazhdojë, të mos e humb momentin, të shfrytëzojë propozimet në tryezë dhe shpresojmë në konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë gjatë kohës së semestrit të ardhshëm”, ka thënë Zakariash.

Shqipëria në gjithë këtë është dëm kolateral i bllokadës bullgare pasi të gjitha 27 vendet anëtare janë të mendimit se Tirana i përmbush të gjitha kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ata përmbahen në parimin se dy vendet nuk duhet në këtë pjesë të procesit të ndahen, përcjell in7 nga Agjencia Mediatike Informative. Sekretarja shtetërore portugeze nuk është përgjigjur në pyetjen nëse liderët të enjten dhe të premten do të tentojnë ta bindin presidentin bullgar Rumen Radev të ngritë veton, nuk ka thënë nëse do të diskutohet për zgjerimin dhe Maqedoninë e Veriut në këtë samit. Mund të supozohet se si që është zakon në Bruksel edhe pse nuk është pikë zyrtare në rend dite, në margjinat e samitit disa vende do të tentonin ta bindin Radevin, por përvojat e deritashme treguan se këto tentime rrallëherë kanë sukses. Në pyetjen nëse BE diskuton mbi pasojat që ky dështim i ri në relacionet me Maqedoninë e Veriut mund të ketë në mbështetjen e qytetarëve në vend për BE-në, Zakariash është përmbajtur nga komenti.

Be the first to comment on "Maqedonia merr më qafë Shqipërinë / Refuzohet pëlqimi, ngec procesi i fillimit të negociatave me BE-në"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*