Luhen finalet e La Liga, dy ekipet e Madridit e nisin me disavantazh

Në Spanjë luhet java e fundit e La Liga dhe dy skuadrat e Madrid, Atletico dhe Real luajnë finale për titullin, por e kanë nisur në mënyrën më të keqe.

Atletico Madrid ka pësuar ndaj Real Valladolid, teksa Oscar Plano tundi rrjetën për klubin në pronësi të Ronaldo Fenomenit. Vendasve u duhet me patjetër fitorja për të qëndruar në La Liga.

Ndërkohë, Real Madrid luan ndaj Villarreal dhe këta të fundit kanë tundur rrjetën në minutën e 20 me Yeremi Pino. Me këto rezultate, Atletico shpallet kampion, por ka ende shumë lojë. /abcnews.al

Be the first to comment on "Luhen finalet e La Liga, dy ekipet e Madridit e nisin me disavantazh"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*