Lladrovci uron Veselin për ditëlindje

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot me rastin e ditëlindjes së ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, e ka uruar këtë të fundin që ditëlindjet e tjera ti feston pranë atdheut si dhe në mesin e më të dashurve të tij.

”Sot është ditëlindja jote dhe e feston larg familjes, larg atdheut. Je larg neve që të nderojmë dhe duam për jetën e veprën tënde në shërbim të atdheut dhe të drejtës tonë për liri. Padrejtësia është më e shpejtë se drejtësia. Prandaj, nuk është e lehtë as për Ty, as për familjen e as për të gjithë neve që rrugëtuam më ty me qëllimet më fisnike për liri”, ka shkruar Lladrovci në facebook.

Ndryshe, ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot feston ditëlindjen e 54-të. Veseli u lind më 31 maj të vitit 1967, në Broboniq të komunës së Mitrovicës.

Filloi studimet e arsimit të lartë në vitin 1990 në Universitetin e Prishtinës në fakultetin e Bujqësisë dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe./21Media

Be the first to comment on "Lladrovci uron Veselin për ditëlindje"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*