“Like a boss” – Si e komentoni foton e fundit të Edi Ramës?

Kryeministri Shqiptar, Edi Rama fitoi mandatin e tretë radhazi në zgjedhjet e 25 Prillit të këtij viti, duke mundur partitë opozitare, të cilat nuk mundën të sigurojnë votat e mjaftueshme për shumicë. Rama e bën qeverinë vetë pa koalicion, pasi siguroi 74 mandate deputetësh. E teksa vjen koha që të fillojë me mandatin e tretë, Rama vazhdon të prezantojë projekte e punë të reja, ngjashëm si në fushatë. Sot në mëngjes ai prezantoi maketën e projektit të ri për Portin e Durrësit, përcjell in7.

Jashtë punëve qeveritare, Rama shquhet për stilin e tij të jetës, për mënyrën e veshjes dhe për sjelljen e tij. Shfaqet shumë sportiv, i lirë dhe guxon shumë në dukjen e tij. Gjatë ditës së sotme Rama ka publikuar edhe një fotografi personale në Instagram. Me syze dielli në profil, Rama duket sikur “e ka në terezi”. Fotografi të tilla shpesh në rrjet përcillen me shprehjen “Like a boss”, por kryeministri e ka lënë bosh, pa fjalë. Po ju si ju duket stili i Ramës?

Be the first to comment on "“Like a boss” – Si e komentoni foton e fundit të Edi Ramës?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*