Lehtësimi i masave, Kurti thërret mbledhje të qeverisë në orën 18:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur për sot mbledhjen e radhës së qeverisë së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, pritet lehtësimi i masave kundër koronavirusit, ashtu siç është arritur pajtueshmëria me bizneset gjatë kësaj jave.

Ndër masat kryesore që pritet të ndërmerren, është heqja e orës policore, shtyrja e orarit të punës së gastronomisë deri në orën 23:00, lejimi i dasmave dhe ahengjeve nga 15 qershori si dhe masa tjera.

Mbledhja e qeverisë mbahet në orën 18:00.

Lirimi i masave pritet të ndodhë pasi që në Kosovë tanimë ka rënë ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19, si dhe i fataliteteve.

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së djeshme, në vend kanë arritur mbi 100 mijë vaksina të Pfizer si donacion nga COVAX.

Be the first to comment on "Lehtësimi i masave, Kurti thërret mbledhje të qeverisë në orën 18:00"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*