Ledjana ka një mesazh prekës për Arjan Konomin

Teksa emisionit Për’puthen po i vjen fundi, konkurentët dhe ish konkurentët e emisionit po bëhen çdo ditë e më emocional. Gjatë puntatës së fundit, në emision u shfaq Ledjana, ndërsa përfundimisht edhe për të edhe për Mevlanin ishte puntata e fundit. Pas përfundimit të emisionit, Ledjana u kujdes që përmes rrjeteve sociale të bëjë falënderimet dhe dedikimet e fundit, për protagonistët e Për’puthen. E kur jemi tek falënderimet, nuk ka mundur të mos i kushtojë kohë edhe opinionistit të këtij emisioni, Arjan Konomit. Ledjana përmes një mesazhi në InstaStory ka rrëfyer se sa falënderuese është që ka bashkëpunuar me Arjanin. Arjani sipas saj, ka qënë një këshillues dhe mbështetës i madh i saj gjatë gjithë emisionit, përcjell in7. Ledjana tregoi edhe këshillën e fundit që Arjani ia kishte dhënë asaj.

“Jam e lumtur që pata fatin të isha pjesë e një emisioni ku kishte një opinionist si ty. Faleminderit që më ke mbështetur që nga dita e parë dhe deri në fund, për çdo këshillë që mke dhënë dhe të kam dëgjuar me vëmendje. Këshilla e fundit ka qënë që jo vetëm të dëgjoj, por edhe të vë në zbatim”, ka shkruar Ledjana mbi fotografinë e saj me Arjan Konomin./in7.tv/

Be the first to comment on "Ledjana ka një mesazh prekës për Arjan Konomin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*