Kush janë 6 shqiptarët në Përfaqësuesen e Maqedonisë? – Katër në formacionin fillestar

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll për herë të parë merr pjesë në kampionatin europian EURO 2020. Sot po luan përballë Austrisë, ndeshja e parë në grupin C, ku bëjnë pjesë edhe Holanda dhe Ukraina, përcjell in7.

Pjesë e formacionit të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut janë plotë gjashtë lojtarë shqiptarë. Prej tyre, katër janë në formacionin titullar për ndeshjen ndaj Austrisë, ndërsa dy të tjerë gjenden në bankën e rezervave.

Enis Bardhi, ylli i Levantes ka rolin kryesor në lojën e Maqedonisë. Ezgjan Alioski nga Cërnilishta e Dollnenit po kontrollon krahun e majtë të fushës, Arijan Ademi në mesfushë dhe Visar Musliu në qendër të mbrojtjes. Pra një formacion në rolet kyçe të të cilit janë 4 shqiptarë. Nga ana tjetër, Ferhan Hasani – Buba dhe Egzon Bejtullai presin të gatshëm për tu futur në fushën e lojës./in7.tv/

Be the first to comment on "Kush janë 6 shqiptarët në Përfaqësuesen e Maqedonisë? – Katër në formacionin fillestar"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*