Kurti: Reciprociteti do të bëhet, por gradualisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masa e reciprociteti do të zbatohet por jo përnjëherë.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se Qeveria Kurti është e para që e ka vendosur këtë masë dhe se për të duhet të punohet ngadalë.

“Masën e reciprociteti do ta zbatojmë, por do ta zbatojmë ngadalë. Nuk do të ngutemi do të punojmë për të që të realizohet ngadalë. Sepse jemi qeveria e parë që merret me reciprocitetin dhe nuk janë trajnuar zyrtarët e doganave që të pranojnë reciprocitet. Në qeverinë tonë të kaluar nuk e kemi filluar reciprocitetin as në muajin e parë, e kemi filluar si reciprocitetin gradual, nuk e kemi për hakmarrje ndaj ndokujt”.

“Reciprocitetin e kemi si parim të barazisë dhe jo të hakmarrjes ndaj ndokujt. Kjo është çështje e qeverisë tonë dhe kjo do të bëhet. Dikujt mund të mos i pëlqej por këtë do ta bëj. Sa për votat e opozitës për, edhe për këtë s’kam nevojë”.

Ai ka thënë se do të zhvillojnë bisedimet me komunitetet në Kosovë për zhvillimin e tyre dhe jo për pajtim.

“Ne nuk bëjmë dialog për pajtim të komuniteteve, ne bëjmë dialog për zhvillim të komuniteteve, për drejtësi dhe punësim të tyre”, ka thënë Kurti.

Be the first to comment on "Kurti: Reciprociteti do të bëhet, por gradualisht"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*