Kurti gati për Berlin, jo për “Open Balkan”

Qeveria e Kosovës përfundimisht e ka refuzuar nismën e bashkëpunimi rajonal “Open Balkan”. Në vend të kësaj ekzekutivi në krye me Albin Kurti, tani po angazhohet për jetësimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, për të cilin ishin pajtuar liderët e Ballkanit Perëndimor më 2020 në Samitin e Sofjes në Bullgari. Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës ka treguar se çfarë qasje do ta këtë Republika e Kosovës karshi Iniciativave Rajonale.

“Dy herë Komisioni Evropian dhe Gjermania përmes ‘Procesit të Berlinit’ e kanë refuzuar idenë e Novi Sadit për Mini Shengenin, njëherë në Trieste dhe herën e fundit në Sofje, duke ardhur me ide të cilat janë në kuadër të agjendës evropiane”, tha Zulfaj, për Klan Kosova. Ai po ashtu tregoi se a do të firmos Kurti katër ujdi që Gjermania si themeluese e “Procesit të Berlinit” po kërkon te nënshkruhen më 6 tetor kur në Slloveni pritet të takohen liderët e rajonit dhe ata të Bashkimit Evropian.

“Ato marrëveshje nuk janë kërkuar të nënshkruhen asnjëherë. Ato marrëveshje janë në diskutim. Serbia është ajo që ka vendosur kushte të paplotësueshme duke synuar që ta trajtojë Kosovën në mënyrë të pabarabartë. Si të tilla marrëveshjet nuk kanë ardhur për nënshkrim te asnjë kryeministër, jo vetëm te kryeministri Kurti”, tha ai.

Be the first to comment on "Kurti gati për Berlin, jo për “Open Balkan”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*