Kurti çon në Prokurori marrëveshjen Thaçi-NATO për mosfutjen e FSK-së në veri

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur rreth një marrëveshje ndërmjet Hashim Thaçit dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në vitin 2013, e ka cilësuar atë si të dëmshme. Kurti tha se këtë marrëveshje e ka dërguar në Prokurori, raporton Ekonomia Online. Kurti tha që këtë marrëveshje nuk mund ta rregullojë vetëm me një takim, raporton Ekonomia Online.

“Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendet ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e qytetarëve të Kosovës. Unë vazhdoj t’i qëndroj pas asaj që kam thënë në vitin 2020″.

“Unë nuk kam akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së për shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij. E kam akuzuar titullarin e mëhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës që kam dhënë firmën në një shkresë të tillë. Një problem që i ka rrënjët 8 vite më parë nuk mund të adresohet e rregullohet me një takim të vetë. Atëherë çështjen e kam referuar në prokurori dhe i mbetet prokurorisë. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe NATO-së do të vazhdojnë që të thellohen”, tha ai.

Kujtojmë se Kurti e ka publikuar një letër ku pretendonte se Thaçi në vitin 2013 në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, ka bërë marrëveshje sekrete me NATO-on, që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk do të hyjë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

Be the first to comment on "Kurti çon në Prokurori marrëveshjen Thaçi-NATO për mosfutjen e FSK-së në veri"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*