“Kur ta ktheva Kosovë shpinën” – Albina Kelmendi nuk ndalet, sjell versionin e saj të këngës epike (VIDEO)

“Kur ta ktheva Kosovë shpinën, hej e hej mor e lash n’borë e gjeta dimër”, janë këto vargjet e fillimit të njërës nga këngët e vjetra e më të dashura të publikut shqiptar. E si zakonisht, është Albina Kelmendi, zëri i fuqishëm i muzikës shqiptare që kohë pas kohe sjell nê versionin e saj, hitet patriotike ndër vite. Këngët e Albinës priten shumë ngrohtë nga publiku shqiptar, ndërsa interpretimet e saj janë shumë të veçanta, përcjell in7.

Ashtu siç bëri me “Hajredin Pashën”, “Bilbili i Koshares”, “T’fala Parisit”, “Kaçaniku”, Albina Kelmendi ka sjellë ditët e fundit edhe një ripërpunim të këngës epike “Kur ta ktheva Kosovë shpinën”. Një përpunim i bukur dhe i përshtatur në stilin e veçantë të Albinës, po pritet mjaftë mirë nga shqiptarët. Shijojeni të plotë në videon në vazhdim./in7.tv/

Be the first to comment on "“Kur ta ktheva Kosovë shpinën” – Albina Kelmendi nuk ndalet, sjell versionin e saj të këngës epike (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*