Kur do e mbrojnë avokatët shqiptarë veten e tyre dhe gjuhën shqipe në Odën e Avokatëve?

Oda e Avokatëve të Maqedonisë së Veriut edhe pse me qindra anëtarë shqiptarë në të, ende mbetet e mbyllur për gjuhën shqipe në dokumente, komunikimin zyrtar e madje edhe në dokumentet legjitimuese. Avokatët shqiptarë në Maqedoni, detyrohen që “bexhin” legjitimues ta kenë vetëm në gjuhën maqedonase. Kjo shihet edhe në fotografitë më poshtë, të dërguara si denoncim në adresë të in7.

“Kur do e mbrojnë veten e tyre dhe gjuhën shqipe avokatët shqiptarë”, shkruhet mes tjerash në mesazhin e dërguar bashkë me fotografitë.

Be the first to comment on "Kur do e mbrojnë avokatët shqiptarë veten e tyre dhe gjuhën shqipe në Odën e Avokatëve?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*