Ku shkuan votat e shqiptarëve të Maqedonisë? / Sërbia i mori 12 pikët, Shqipëria 0,

Reagime të shumta në rrjet për mosdhënien e asnjë pike nga ana e Maqedonisë për Anxhela Peristerin që përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision Song Contest. Qytetarë të shumtë nga Maqedonia kanë shpërndarë në rrjete sociale mesazhet e dërguara për të votuar për përfaqësuesën e Shqipërisë, por siç duket e pamjaftueshme që Maqedonia t’i japë Shqipërisë qoftë edhe një pikë të vetme. E gjithë kjo hedh dyshime të mëdha se kjo bëhet qëllimisht dhe për arsye politike, përcjell in7.

Në natën e fundit finale të eurovisionit, juria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që me pikë maksimale 12 pikë ta vlerësojë këngën e shtetit Serb, kurse kanë vendosur të mos i japin asnjë pikë të vetme këngës së kënduar nga Anxhela Pelisteri.

Tashmë është bërë traditë që shtetet japin pikët nga 1 deri në 12 për këngët finaliste. Fillimisht janë dhënë pikët nga 1 deri në 10 për shtetet përkatëse nga secili shtet një nga një, e më pas pikët maksimale janë prezantuar nga përfaqësuesit e jurisë së shteteve. Juria e Shqipërisë ka vendosur që me 12 pikë të vlerësojë këngën e Zvicrës, ndërsa Juria e Maqedonisë jep 12 pikë për Serbinë, ndërsa RMV nuk ka dhënë asnjë pikë për Shqipërinë!

Be the first to comment on "Ku shkuan votat e shqiptarëve të Maqedonisë? / Sërbia i mori 12 pikët, Shqipëria 0,"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*