Kryegjyqtarja nën hetim për videot në “Tik-Tok”, ILD dërgon ekip në Gjykatën e Elbasanit për verifikim të ambienteve të zyrës

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka dërguar një ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit në lidhje me rastin e kryegjyqtarës në detyrë, Enkeleda Kapedani.

Kjo e fundit është nën hetim pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”, të cilat magjistratja i bënte brenda ambienteve të Gjykatës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se grupi i ILD do të fotografojë zyrën dhe ambientet e Gjykatës, për të verifikuar kështu nëse videot e gjyqtares janë bërë në këto ambiente.

HETIMI

Lidhur me videot e publikuara në “Tik-Tok”, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor për kryegjyqtaren, e cila me emërim është nënkryetare e këtij institucioni. E kontaktuar nga “News24” dhe “BalkanWeb”, kryegjyqtarja Kapedani është shprehur se nuk ka “Tik-Tok”, ndërsa kërkon hetim të rastit për zbulimin e të vërtetës.

“Nuk disponoj “Tik-Tok”. Do hetohet rasti qe te zbulohet e vërteta. Ne momentin e duhur do vleresoj rastin dhe do ndjek rrugen ligjore. Nuk publikoj asjehere here ne rrjetet sociale foto apo video ne momentet e punes , por vetem familjen dhe fëmijët. Publikoj rralle foto me familjen dhe fëmijët”, ka thënë kryetarja e Gjykatës së Elbasanit.

Be the first to comment on "Kryegjyqtarja nën hetim për videot në “Tik-Tok”, ILD dërgon ekip në Gjykatën e Elbasanit për verifikim të ambienteve të zyrës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*