Kosova do ta çlirojë Shqipërinë nga Serbia

Shkruan, Sebastian ZONJA – gazetar i Ora News

Të gjithë me Albin Kurtin!

Historia është ironike se ngjan sikur po përsëriten ngjarjet e vitit 1945, por tashmë si një farsë. Nëse asokohe marrëveshja për të ndejtur në pushtet Partia e Punës me shpurën e komunistëve ishte shitja e Kosovës te Jugosllavia, sot ngjan se po e njëjta shpurë kërkon ta bashkojë Shqipërinë me tezën serbe “Ballkani i ballkanasve”. Pak a shumë ky duket se është projekti “Shqipëria 2030”.
Kosova është e pavarur dhe ka për kryeministër një nacionalist si Albin Kurti. Sipas mendimit tim, Albin Kurti mban në dorë çelësat e një Kosove të pavarur pa Zajednicë dhe shkëmbim kufinjsh, e në të njëjtën kohë edhe çelësat e pluralizmit politik në Shqipëri.

E çuditshme ta thuash, por ja që mendimi të çon aty.
– Afrimi i Kurtit me Gjermaninë dobëson pozitat e Ramës në BE.
– Afrimi i tij me Washingtonin bllokon pozitat e Ramës në ShBA.
Loja është kryeministër për kryeministër.

Opozita në Shqipëri, fatkeqësisht, është aq e copëzuar dhe e dobët, sa e vetmja mundësi e dobësimit të aureolës ndërkombëtare të Ramës mbetet Kurti. Zëra mjaft të fortë kundër vetë opozitës janë çuditërisht dy prej atyre që zgjodhën të vizitonin Millosheviçin në Beograd: Spartak Ngjela dhe Arben Imami. Historia është e rëndësishme në politikë dhe gjeopolitikë. Pa njohje të historisë nuk krijon dot përfytyrime të reja politike. Ndaj, historia na mëson se armiku më i madh i kryeministrit Rama në këto momente nuk është Basha, as Berisha, as Meta por homologu në Kosovë, nacionalisti Albin Kurti.

Urdhëri është: E gjithë bateria luftarake kundër Albin Kurtit!
Dashuria për atdheun është: Të gjithë me Albin Kurtin!

Be the first to comment on "Kosova do ta çlirojë Shqipërinë nga Serbia"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*